Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Mbështetja ushtarake për Ukrainën vijon me intensitet, teksa NATO planifikon të arrijë sërish shifrën rekord prej 50 miliardë dollarësh ndihmë deri në fund të vitit 2025.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, i cili në një intervistë për “Corriere della Sera” tha se vetëm gjatë këtij viti, që nga 1 janari, janë transferuar tashmë 33 miliardë dollarë ndihma.
Sipas tij, pritet që deri në fund të 2025-ës, të kapet apo edhe të tejkalohet vlera e njëjtë me vitin paraardhës.
Admirali theksoi gjithashtu se përkushtimi i aleancës euroatlantike ndaj Ukrainës mbetet i palëkundur.
Ai e quajti ushtrinë ukrainase “një shembull për Evropën” dhe siguroi se mbështetja do të vijojë derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denis Shmyhal, njoftoi për nisjen e një mekanizmi të ri të koordinuar nga SHBA dhe NATO: “Lista e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën” (PURL).
Ky program është pjesë e marrëveshjeve mes Presidentit Zelensky, Presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. /rtsh.al/