Meta apelon vendimin e GJKKO-së për arrest me burg

Ish‑Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dorëzuar apel në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së kundër vendimit të datës 13 gusht, me të cilin Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit në burg” në burgun 313.

Vendimi u mor pas refuzimit të kërkesës së tij për zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, sipas gjykatës së shkallës së parë, shkruan A2cnn.

Në kërkesë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, saktëson: “E nderuara Gjykatë! Me vendimin nr. 546 datë 13.08.2025 të Gjykatës Shkallës parë kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së shtetasit Ilir Metaj, për zëvendësimin masës e sigurimit personal nga ‘arresti në burg’… Duke mos qenë dakord me vendimin e mësipërm vendosëm ta apelojmë pranë Gjykatës Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ndërsa SPAK-u, në kundërpërgjigje, ka argumentuar se “ekziston rreziku që Ilir Meta të ndikojë mbi dëshmitarët” nëse lirohet nga izolimi i burgut.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dhuna në familje, disa të arrestuar brenda 24 orëve të fundit

Read Next

Ulet numri i familjeve përfituese të asistencës sociale në Gjakovë