Digjet një veturë në veri të vendit

Foto: Arkiv

Një veturë është djegur sot në orët e para të mëngjesit në Zveçan.

Policia ka thënë se, sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, informon opinionin publik se më 22.08.2028 rreth orës 01:00 në Zveçan është raportuar për djegien e një veture. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekspertet e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Analizë | 1.5 milion emigrantë janë larguar nga SHBA-ja këtë vit

Read Next

Statistikat mbresëlënëse të Albion Rrahmanit te Sparta Praga