AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 28 gusht 2025 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15.00 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /KosovaPress/