Hulumtuesi i IKD-së: Deputetët që s’ishin në seancë dhe një që s’votoi e shkelen aktgjykimin e Kushtetueses

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Vullnet Bugaqku, ka thënë se është lajm i mirë që është mbajtur seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilit u shpjeguan në detaje dhe u qartësuan mirë procedurat se si duhet të administrohet tutje kjo seancë.

Bugaqku tha se proceduralisht, seanca në pjesën më të madhe i përmbushi kërkesat e Kushtetueses, por sipas tij, disa deputetë e shpërfillën aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pati disa shkelje sa i përket mungesave, diku u tha se katër deputetë nuk kishin marrë fare pjesë në kuvend dhe çështja tjetër është se një deputete e kuvendit që ishte e pranishme nuk votoi fare”.

“Pra në këto dy segmente pati një lloj shkelje dhe nuk u zbatua nga ana e këtyre deputetëve urdhri i Gjykatës Kushtetuese që të njëjtit të marrin pjesë në seancën konstituive dhe të njëjtit të votojnë, qoftë pro, kundër apo të abstenojnë”, tha Bugaqku.

Në vlerësimin e tij, Bugaqku tha se proceduralisht dhe në kuptimin e standardeve që i ka ndërtuar Gjykata Kushtetuese, seanca në përgjithësi ishte e rregullt. /Klankosova.tv/

Read Previous

Mblidhet KQZ-ja – Në rend dite certifikimi i mijëra kandidatëve të 36 subjekteve politike

Read Next

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës