Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës: Gërvalla ka deponuar dosje kundër prijësve të UÇK-së në Hagë

Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka treguar pse partitë në opozitë të legjislaturës së kaluar nuk duhet të votojnë deputeten Donika Gërvalla për kryekuvendare.

Ai ka thënë se Gërvalla është rast më i rëndë së Albulena Haxhiu.

Në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se Gërvalla ka deponuar dosje kundër prijësve të UÇK-së në Hagë.

Per dallim nga Albulena Haxhiu qe ka fyer ne parlament, Donika Gervalla ka deponu dosje kunder prijesve te UCK’se ne Hage. Albin Kurti me cdo kusht po deshiron te ve ne krye te Kuvendit dike qe percon sinjal ne Gjykaten Speciale se Hashim Thaci me shoke kane zero perkrahje nga institucionet e Kosoves. Per me shume shihni prononcimin tim ne prill te ketij viti”, ka shkruar Syla. /Insajderi.org/

Read Previous

Protestë kundër Gjykatës Speciale më 14 shtator në Hagë

Read Next

Deliu: Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot, por si u bënë 57 vota kur ajo nuk votoi