Kreu i Nismës, Fatmir Limaj tha se kjo parti nuk ka votë pa një marrëveshje politike që prodhon ndërtimin e institucioneve.
“Ne si Nismë presim që seancat të vazhdojnë sipas udhëzimit të Kushtetueses, pastaj do të shohim se ssi do të shkojnë gjërat. Nuk kemi pasë takim me Kurti. Ajo çka mund të them se gjërat tani janë të qarta. Mundësitë janë të hapura, dëshira dhe angazhimi ynë është që Kosovës ti ofrojmë insitucione.” – theksoi Limaj.
Fatmir Limaj këtë deklaratë e bëri pak para nisjes së seancës konstituive. /Reporteri.net/