AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Policia e Kosovës në Kaçanik ka arrestuar Xh. L., 38 vjeç, shtetas i Shqipërisë i dyshuar për mashtrim.
38 vjeçari po dyshohet se nuk i ka kthyer dy automjete (VW Golf dhe Passat) të cilat i kishte marrë në shfrytëzim me kontratë nga një person shtetas kosovar.
Sipas ankuesit, kontrata për dhënien në shfrytëzim të dy automjeteve kishte obligim që ato të ktheheshin më 31.07.2025, por i dyshuari edhe pas skadimit të kontratës nuk i kishte kthyer.
Rasti në Policinë e Kosovës ishte raportuar më 02.08.2025 ndërsa më datën 06.08.2025 është iniciuar rasti “Mashtrim”.
Pas zhvillimit të veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e rastit, me 18.08.2025 rreth orës 21:30, i dyshuari është arrestuar nga hetuesit e stacionit policor në Kaçanik dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Kallxo.com/