Shkollat të cilat nuk kanë plotësuar numrin e nxënësve për regjistrim në klasën e hapur kanë hapur thirrjen për afatin e dytë plotësues. Ndërkohë nga nesër e për tri ditë rresht do të qëndrojë i hapur konkursi edhe për regjistrimin e nxënësve në klasët e dhjeta në shkollat e mesme të larta në kuadër të afatit të dytë për regjistrim në profilet ku kanë mbetur pa u plotësuar. Faktikisht rreth 75% të vendeve të lira për regjistrim të fëmijëve në klasë të para, përkatësisht nxënësve në klasë të para janë të plotësuara. 25% prej tyre, varësisht prej nevojës së shkollave, ato janë në procedurë të hapjes së konkursit së afatit të dytë dhe pastaj nga data 25 deri më datë 29 në të gjitha shkollat fillorë bëhet klasifikimi i tyre.
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: