Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë pak para takimit Trump-Zelensky

Të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë, pasi një dron rus goditi një bllok apartamentesh të hënën në qytetin verilindor të Kharkivit, ka njoftuar kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Një pjesë e ndërtesës është shembur dhe ka frikë se më shumë njerëz janë nën rrënoja.

Në rajonin e Zaporizhzhisë, një person vdiq dhe gjashtë u plagosën, përfshirë dy fëmijë në një sulm rus ku janë përdorur bomba rrëshqitëse, ka thënë kreu i administratës rajonale, Ivan Fedorov.

Sulmet kanë ardhur pak para takimit që pritet të ndodhë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan, Donald Trump, të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Zelenskyn në takim do ta shoqërojnë edhe liderët kryesorë evropianë, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Read Previous

Kandidatët në pritje të KQZ-së

Read Next

KOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës