Zelensky: Aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen për të ushtruar presion ndaj Rusisë, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë.

Në një postim në platformën X, vetëm pak para takimit virtual të së mërkurës me liderët evropianë dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ai tha se përvoja e Ukrainës dhe e partnerëve duhet të shfrytëzohet për të parandaluar mashtrimin nga Rusia.

“Aktualisht, nuk ka asnjë shenjë se rusët po përgatiten t’i japin fund luftës”, theksoi Zelensky, duke shtuar se, “duke punuar së bashku, Ukraina, SHBA-ja, Evropa dhe kombet e tjera aleate e detyrojnë Rusinë të bëjë paqe.”

Ky takim virtual mbahet dy ditë para samitit të parë Trump-Putin që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Read Previous

Ilir Meta mbetet në burg

Read Next

Raporti i DASh-it: Gazetarët në Kosovë u ballafaquan me presion dhe sulme denigruese