Saranda Bogujevci: Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar rëndë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ish-koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma) dhe për Radomir Llabanin, gjyqtarin serb.

Bogujevci ka thënë se demokracia përfaqësuese në Kosovë, mori fund me këtë aktgjykim, sipas të cilit u konstatua se kryesuesi Avni Dehari e shkeli aktgjykimin paraprak të Gjykatës.

“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”, tha ajo. “Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari”.

“6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, tha Bogujevci, në një shkrim në Facebook. /Reporteri.net/

Read Previous

Blerta Deliu: U dëshmua se gjatë gjithë kohës kishim të drejtë

Read Next

Vitia: Kërkuam disa herë nga Shqipëria hemodializë falas për qytetarët e Kosovës