Drejtori rajonal i Policisë Kufitare – Regjioni Perëndim, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e katër personave të arrestuar në një aksion nga Prokuroria Themelore e Prizrenit bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës. Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar se ndaj të dyshuarve ekziston “dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Mbrëmë është arrestuar kolonel Nexhmi Krasniqi