Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian (BE) të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Sipas tij, Kosova do të përfitojë mbi 2 milionë euro në fushën e energjisë dhe digjitalizimit.
“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Ai ka shtuar se këto aplikime fillimisht morën opinion pozitiv nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tani është zyrtarizuar aprovimi final i tyre.
“Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro”, ka shkruar Bislimi.\