Gërvalla: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur një transformim substancial

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë arritur një transformim substancial”.

Sot, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë.

Gërvalla: Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një transformim substancial

“Gjatë katër vjeçarit që lamë mbrapa, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një transformim substancial, i cili ka çuar në forcim të marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha të rëndësishme dhe sidomos në fushën e sigurisë dhe në diplomaci. Prandaj këtë vendim e shohim në vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në forcimin e miqësisë por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti të mirëfilltë me shtetin i cili ka qenë përkrahës gjithmonë në të gjitha temat që kanë të bëjnë me shtetësinë tonë”, tha ajo.

Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%.

Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA./kp/

Read Previous

Gjermania thotë se do të dërgojë sisteme të tjera Patriot në Ukrainë

Read Next

Artefaktet nga Kalaja e Gjirokastrës plotësojnë mozaikun e historisë së qytetit