I dërguari i Trump inspekton zonat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza

I dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka arritur në një zonë për shpërndarjen e ndihmave në Rafah të Gazës, raportoi CNN. 

Vizita e tij në Gaza ishte paralajmëruar të enjten.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë të enjten u tha se Witkoff “do ta informojë presidentin menjëherë pas vizitës për të aprovuar një plan final për ushqimin dhe shpërndarjen e ndihmave në rajon”.

Kjo do të jetë vizita e dytë e tij në Gaza. Pak pasi Trumpi mori detyrën, Witkoff vizitoi Gazën duke u bërë zyrtari i parë amerikan që e bëntë këtë në mbi një dekadë.

Witkoff takoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyhu, në Jerusalem një ditë më parë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shefi i Operacioneve të Ushtrisë Zvicerane pritet të vizitojë Kosovën

Read Next

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë se konflikti Serbi-Kosovë është në mesin e gjashtëve që i ndali Trump brenda këtij viti