Vidhen 30 armë në një poligon të shenjëtarisë nga persona të maskuar

Persona të maskuar kanë hyrë në një poligon të shenjëtarisë në Drenas, ku edhe kanë vjedhur rreth 30 armë zjarri të vogla.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme”.

“ Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, njofton policia në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Nuk dorëzojmë armët derisa të përfundojë okupimi

Read Next

SHBA rrit tarifat për importet kanadeze në 35%