Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet

Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

Read Previous

S’ka një mijë euro bursë pa kriter, bie interesimi për Gjuhë dhe Letërsi

Read Next

Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen