Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për “mosveprim” në reagimin ndaj vuajtjeve të palestinezëve në Rripin e Gazës.
Në një lidhje video, Guterres e ka quajtur situatën një “krizë morale që sfidon ndërgjegjen globale”, duke e bërë këtë deklaratë para asamblesë globale të Amnesty International.
Ai ka theksuar se më shumë se 1 mijë palestinezë janë vrarë ndërsa kanë tentuar të arrijnë ushqim që nga 27 maji, sipas të dhënave të OKB-së.
“Bota është në një betejë globale për dinjitetin njerëzor, për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë,” ka thënë ai.
Guterres ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e indiferencës dhe mosveprimit që po shihet nga shumë njerëz në komunitetin ndërkombëtar, duke shtuar: “Nuk mund ta shpjegoj nivelin e indiferencës dhe mosveprimit që shohim nga shumë njerëz në komunitetin ndërkombëtar – mungesën e dhembshurisë, mungesën e së vërtetës, mungesën e njerëzimit.”.