Incidentet kriminale në rajonin e Gjakovës: Narkotikë, dhunë në familje dhe armë pa leje

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka trajtuar disa raste të natyrës penale në rajonin e Gjakovës, duke përfshirë posedim të narkotikëve, dhunë në familje dhe mbajtje të armëve pa leje.

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Dedë Gjon Luli, Gjakovë / 24.07.2025-11:10.

Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bodrumin e një objekti banesor kanë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 51.9 gramë, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi, një çantë të vogël krahu dhe disa qese plastike për paketim të substancave. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 24.07.2025, 17:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

· Rr. Idriz Ajeti, Malishevë / 24.07.2025-11:00.

Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 5-gëzhoja. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë 24.07.2025-22:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me shtat fishekë si dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Read Previous

Luis Enrique kërkon tri transferime te PSG për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve

Read Next

​Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu: Seanca mund të mbahet deri nesër në mesnatë