Kori diplomatik nesër përcjellë seancën nga Kuvendi

Kori diplomatik pritet të marrë pjesë në seancën e nesërme, që është edhe mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit, para afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese që përfundon të shtunën, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë, përmes një postimi drejtuar mediave.

“”Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim.

Në seancat e tjera ambasadorët nuk kanë marrë pjesë. Dje ka qenë seanca e 51’të në përpjekje për konstituim, mirëpo ka dështuar si zakonisht. Seanca është ndërprerë ende pa kaluar tek votimi.

Kandidate e Vetëvendosjes për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një kërkesë që ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese, ka kërkuar pezullim të afatit 30 ditor për konstituim.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin prej 27 faqesh, ku Osmani ka kërkuar miratimin e kërkesës për masë të përkohshme; vlerësimin preventive të konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit pas afatit kushtetues; zgjidhja e konfliktit kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstitutimit të Kuvendit brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuesja; zgjidhjen e konfliktit kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar; të zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit dhe në fund t`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues./Reporteri.net

Read Previous

ZRRE: Liberalizimi i tregut të energjisë një proces në përputhje me ligjin

Read Next

Importi arrin mbi 3.3 miliardë euro vetëm në gjysmë parë të këtij viti