AAK-ja shpreson që Kushtetuesja nuk do ta vonojë përgjigjen ndaj Osmanit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë.

Sipas tij, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ka shtuar se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë me vendimet e saja.

Deputeti i AAK-së, Lah Ibrahimaj, ka thënë se edhe pse i vonuar është i mirëpritur vendimi i presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojnë ashtu siç është./Koha.net

Read Previous

Dehari e ndërpret seancën pa votim, Musliu bëhet shkak

Read Next

Murati kërkon masa për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës