Pse ka kaq shumë transferime nga Chelsea te Arsenali? Arteta zbulon arsyen

Arsenal, që synon të fitojë Premier Ligën pas përpjekjeve të dështuara në sezonet e fundit, po kërkon disa lojtarë cilësorë nga tregu i transferimeve për të kompletuar skuadrën.

Trajneri Mikel Arteta, i cili deri më tani ka sjellë në skuadër Kepa, Zubimendi, Norgaard dhe Madueke, nuk është ende i kënaqur: “Ka ende kohë në këtë afat kalimtar veror“, tha trajneri spanjoll.

“Na mungojnë disa elementë në skuadër“, është mesazhi i fortë dhe i qartë që Arteta jep për menaxhmentin dhe drejtorin e ri sportiv Andrea Berta.

“Ata kanë punuar shkëlqyeshëm deri më tani dhe kemi kohë për të bërë marrëveshje të tjera. Pse shpesh blejmë lojtarë nga Chelsea? Sepse ata kanë lojtarë të shkëlqyer”, shtoi më tëj Mikel Arteta.

“Unë e uroj Chelsea për fitimin e Kupës së Botës për klube. Gyokeres? Unë nuk komentoj për lojtarët që nuk janë ende pjesë e skuadrës sonë“, deklaroi trajneri i Arsenal. /Telesport.al/

Read Previous

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump po punon “në mënyrë agresive” për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Read Next

Kusari-Lila: Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna