Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 kilometra në lindje të Paramithisë, një zonë pranë kufirit greko-shqiptar, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe, shkruan A2 CNN.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente. Megjithatë, tërmeti është ndjerë në disa zona të veriut të Greqisë dhe në Shqipëri./Indeksonline/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dy punëtorë humbin jetën në vend pune, armë e sekuestruar në Rahovec

Read Next

Rekomandohen masa mbrojtëse për punëtorët nga 22-25 korrik, shkak temperaturat