AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Policia e Kosovës ka raportuar për një incident tragjik në një punishte në Gjakovë ku dy punëtorë humbën jetën, si dhe për një rast të armëmbajtjes pa leje në Rahovec
INCIDENTET KRIMINALE
ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rr. Bardhyl Qaushi & Yllka Domi-Gjakovë 21.07.2025 – 08:00.
Emergjenca e qytetit në Gjakovë ka lajmëruar se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi që dyshohet se kanë rënë nga një lartësi deri sa kanë qenë duke punuar në një punishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Si pasojë e lëndimeve të dy viktimat kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilave e kanë konstatuar mjekët. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PERDORIM I ARMËS
Rr. Dëshmorët e Pashtrikut, Rahovec 20.07.2025-23:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri pistoletë me gaz në oborrin e të afërme të tij. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me gaz, kal.9 mm me një karikator dhe 24 fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.