Profesori profesionist i trumpetës Sokol Saraçi, është shfaqur si solist për herë të parë në Gjakovë, duke përformuar dhe ligjëruar para nxënësve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”. Ai kërkoi nga ta që çdo herë të bëjnë të mundur dhe të sjellin në variantin sa më origjinal zhanret e muzikës apo çfarëdo krijimtarie muzikore.
Ai pati edhe një mesazh për prindërit. Dërgoni fëmijët në shkollë të muzikës sepse muzika i bën ata më të butë dhe të kulturuar, shtoi tutje Saraçi.
Dekani i fakultetit të arteve në Pejë, Hysen Nimani tregoi se profesor Saraçi ka dhënë një kontribut të madh për nxënësit e fakultetit të arteve duke u mundësuar atyre të mësojnë nga përvojat dhe teknikat e tij.