KQZ: Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas njoftimit, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim: afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale, do të përfundojë më 17 shtator 2025 dhe afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare e ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja do të përfundojë më 27 shtator 2025, si dhe afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 7 tetor 2025. /KosovaPress/

Read Previous

Gjermania konfirmon planet për të blerë “më shumë se tri” sisteme Patriot për Ukrainën

Read Next

Irani thotë se do t’i përgjigjet rivendosjes së sanksioneve të OKB-së