Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C.

Kurse, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s. Indeksi UV o të jetë i lartë, prandaj këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Publikohën listat e nxënësve të pranuar në klasë të dhjetë, disa drejtime mbesin të paplotësuara

Read Next

Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën