Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës kanë qenë të ngarkuara me ngjarje të rënda, përfshirë një aksident me fatalitet, disa raste të dhunës në familje, armëmbajtje pa leje dhe veprime të paligjshme me substanca narkotike
INCIDENTET KRIMINALE POSEDIM& SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE
Rahovec 08.07.2025-15:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke i shitur substanca narkotike të llojit marihuanë viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari në xhep i janë gjetur e konfiskuar edhe 4-qese marihuanë në peshë 2.23 gramë dhe një telefon, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE ·
Rahovec 08.07.2025-14:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare, e ka sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 08.07.2025, 20:00.
Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE&DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 08.07.2025, 15:00.
Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa fishekë, një pistoletë dhe dy karikator të zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë 08.07.2025 – 11:00.
Një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitë policore nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me tre fishekë. I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Gjakovë 08.07.2025, 15:35.
Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni transportues dhe një kamioni zyrtar i zjarrfikësve ku përveç dëmeve materiale të konsiderueshme lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku më pas njëri nga viktimat (zjarrfikës) ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU
Gjakovë 08.07.2025 – 10:00.
Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme material.