Sveçla ngushëllon familjen e zjarrfikësit Lima

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ngushëlluar familjarët e zjarrëfikësit Kaqun Lima, i cili ishte aksidentuar gjatë detyrës së tij.

Ai ka thënë se Lima humbi jetën duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjes të jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës.

“Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim.  Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social ‘Facebook’. 

Të martën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë zjarrfikësi dhe shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, i cili u aksidentua rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë humbi jetën pas lëndimeve të marra nga aksidenti.

Read Previous

Raste të rënda në 24 orët e fundit – Rajoni i Gjakovës përballet me krimin dhe tragjedinë

Read Next

KEDS blen 8 gjeneratorë të fuqishëm për situata emergjente