Në Kosovë sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celcius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KosovaPress