Pas atij me Kurtin, Osmani pret në “takim të rregullt” Prattipatin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me krijimin e institucioneve.

Pas këtij takimi i cili zgjat për dy orë, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Presidentja ka nisur takimin me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Pas këtij “takimi të rregullt” me Pratippatin, Osmani do të pres në zyre rreth orës 13:30 kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.

Në këtë seri takimesh, do të zhvillohet edhe një me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun e pas tij, Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Theksojmë se nesër Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me komunitetet.

/Reporteri.net.

Read Previous

Irani planifikoi të minojë Ngushticën e Hormuzit?

Read Next

Borussia Dortmund, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonson, jemi gati të përballemi me Real Madridin