Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të fituar Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë pasi kanë mbetur vetëm tetë klube në çerekfinale dhe secila nga to do të tentojë ta fitojë trofeun.

Sipas të dhënave të superkompjuterit të Opta Analyst, Chelsea është shfaqur si favoriti aktual për të fituar Kupën e Botës për Klube FIFA.

Pavarësisht një sezoni të trazuar në Angli, “Blutë” kryesojnë renditjen e probabilitetit me një shans prej 26.79 për qind për të ngritur trofeun në fund.

Paris Saint-Germain vjen pas tyre me mundësi prej 24.9 për qind, ndërsa fuqitë evropiane si Real Madrid dhe Bayern Munich vijnë më poshtë me 16.94 për qind shanse, përkatësisht 14.83 për qind mundësi për të fituar.

Borussia Dortmund ka një përqindje prej 7.64 për qind, ndërsa skuadra saudite Al Hilal ka një përqindje prej 4.35 për qind.

Klubet braziliane vijnë në fund të listës me Palmeiras e shtata me 3.05 për qind shanse dhe Fluminense në fund me vetëm 1.51 për qind.

Pozicioni i Chelseat si favorit mund të habitë shumë njerëz, por kjo pasqyron besimin në potencialin e skuadrës së tyre të ripërtërirë nën drejtimin e trajnerit Enzo Marescas. /Telegrafi/

Read Previous

Goditje për Google në Japoni, ndalohet shitja e Pixel 7 pas shkeljes së patentave

Read Next

Holanda ndalon fishekzjarrët gjatë natës së Vitit të Ri