Sot në Shkup mbahet Samiti BE – Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Sot në Shkup do të mbahet Samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të takohet me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, për të përshpejtuar zbatimin e Planetit të Rritjes.

Në këtë Samit do të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

BE-ja ka njoftuar se Samiti do të jetë mundësi për të diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mbrojtjen e konsumatorit, turizmit.

“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në. Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhej në njoftimin e BE-së./koha.net/

Read Previous

Qindra organizata ndërkombëtare kërkojnë mbylljen e Fondacionit Humanitar të Gazës

Read Next

Danimarka merr Presidencën e BE-së