Kapiteni i Interit me kritikë publike ndaj bashkëlojtarëve

Humbja nga Fluminense në një të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube është pritur rëndë tek Interi.

Kapiteni Lautaro Martinez ka kritikuar publikisht bashkëlojtarët pas humbjes.

“Kushdo që dëshiron të qëndrojë, qëndron. Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë duhet të shkojë”, ka thënë Martinez për DAZN pas ndeshjes në Charlotte.

Komenti i sulmuesit erdhi pas një edicioni shumë të gjatë prej 11 muajsh, që përfundoi me vendin e dytë në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A të Italisë.

Trajneri i ri i Interit, Christian Chivu, ka përkrahur Martinezin.

Ndërkohë suksesi i Fluminenses ka konfirmuar paraqitjen e fuqishme të brazilianëve në Botërorin e klubit. Fluminense u bë ekipi i dytë brazilian që u kualifikua në çerekfinale.

“Po mësojmë njerëzit nëpër botë që futbolli në Amerikën e Jugut është i mirë po ashtu”, ka thënë Everaldo i Fluminenses./koha.net/

Read Previous

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Read Next

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit