Policia e Kosovës sot vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet në njoftim./reporteri/

Read Previous

Deputetët mblidhen sot në një tentativë tjetër për konstituimin e Kuvendit

Read Next

Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”?