Federata e Shahut të Kosovës ka mbajtur kampionatin individual për grupmosha të reja, garë kjo e cila vuri në pah talentin e madh të shumë të rinjve që kanë për këtë sport.
Edhe pse të gjithë nën moshën 18 vjeçare, gara e zhvilluar ishte mjaftë cilësxore dhe me duele që sollën adrenalinë të madhe.
Risia më e madhe e këtij kampionati ishte se për herë të parë u mësua edhe kampion i m i ri i këtij sporti në nivel vendor, që ishte Mal Berisha me vetëm pesë vjet e gjysmë.
Në mbylljen e kampionatit, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica, tha se sporti i shahut së shpejti do të bëhet me sallën e vetë ku do të zhvillohen të gjitha kampionatet dhe aktivitetet tjera në vazhdim.
“Ne si Drejtori e Sporti çdoherë mundohemi që të bëjmë përkrahjen e duhur për sportin e shahut. Po shpresoj që kampionati i ardhshëm apo kampionatet e ardhshme që do të ndodhin në këtë sport ndodhin në ambiente ku është shtëpia e vet këtij sporti në mënyrë që t’i keni kushtet e juaja dhe adresën tuaj dhe kjo rini që po shoh sot të nxjerrë shahistë botëror dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë”, theksoi Mushica.
Kurse, Kryetari i Federatës së Shahut, Armend Budima, konfirmoi se kampionët e dal nga ky kampionat individual do të jenë ata që do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatet evropiane e botërore që do të mbahen gjatë këtij viti.
“Ajo që është shumë me rëndësi është se në këtë kampionat e kemi një risi që e kemi kampionin më të ri ndonjëherë që e ka pasur Kosova. Ai është Mal Berisha i cili me pesë vite e gjysmë shpallet kampion për grupmoshat e reja. Gjithashtu përveç Malit, edhe të gjithë fituesve iu urojë titullin e kampionit dhe të gjithë kampionët do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane dhe botërore që do të mbahen gjatë këtij viti”, tha Budima.
Këto ishin rezultatet finale të këtij kampionati:
ALAUDIN SHTAVICA – Vendi I – U18
RON MANI – Vendi II – U18
VALENTIN URUÇI – Vendi III – U18
JONA REÇICA – Vendi I – G18
LIR BASHA – Vendi I – U16
LOANT SHKOLOLLI – Vendi II – U16
BLED MUSLIU – Vendi III – U16
EMA KARAGJYZI – Vendi I – G16
REJANA LIMANMERA – Vendi II – G16
RON REÇICA – Vendi I – U14
UVEJS SHARKU – Vendi II – U14
GEMI KRASNIQI – Vendi III – U14
ALBA PLLANA – Vendi I – G14
ERINA ELSHANI – Vendi II – G14
TROI KRASNIQI – Vendi I – U12
CEYHUN SUNDO – Vendi II – U12
BAMIR ENSAR ZHERKA – Vendi III – U12
ERA LIMANMERA – Vendi I – G12
JON PLLANA – Vendi I – U10
PRIAM KRASNIQI – Vendi II – U10
ANUAR SAHITI – Vendi III – U10
HENA SIMITÇI – Vendi I – G10
MAL BERISHA – Vendi I – U8
KRON MUSLIU – Vendi II – U8
GJON BUZHALA – Vendi III – U8
/KosovaPress/