Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur falënderimet e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen gjatë procesit të gjyqit për korrupsion, shkruan Gazeta Sinjali.
Trump kritikoi ashpër prokurorët, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë dhënë Izraelit miliarda dollarë ndihmë, “nuk do ta duronin” trajtimin ndaj Netanyahut.
“Është çmenduri ajo që prokurorët jashtë kontrollit po i bëjnë Bibi Netanyahut,” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, duke pretenduar se gjyqi po pengonte aftësinë e kryeministrit izraelit për të negociuar me Hamasin dhe Iranin.
Në përgjigje, Netanyahu tha: “Faleminderit sërish Donald Trump. Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!”
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Trump ndërhyn publikisht për të mbrojtur Netanyahun./Sinjali