Evropa Jugore “përvëlohet” nga vapa

Paralajmërime për shëndetin dhe zjarret janë lëshuar në vendet e Evropës Jugore, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa vende gjatë fundjavës.

Italia, Greqia, Franca, Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet e prekura – me qytetin spanjoll të Seviljes që parashikohet të arrijë 42 gradë Celsius sot, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut, i cili po përhapet në të gjithë Ballkanin në destinacione pushimesh si Kroacia, po kontribuon në temperaturat në rritje.

BBC Weather thotë se vala e të nxehtit është “shumë intensive” për këtë kohë të vitit – me kontinentin që normalisht përjeton temperatura kaq të larta në korrik dhe në fillim të gushtit.

Read Previous

​Marrëveshjet tregtare të Trump po ngecin në kohën më të keqe të mundshme

Read Next

Kupchan: SHBA do të riangazhohet në dialogun Kosovë-Serbi