Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek

Një zyrtare gjermane e mbrojtjes së të dhënave ka akuzuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale (IA) DeepSeek për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Meike Kamp, komisionerja e Berlinit për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit, raportoi DeepSeek te Apple dhe Google dhe u kërkoi kompanive amerikane të heqin DeepSeek nga dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Kamp tha se DeepSeek nuk ofroi “prova bindëse” se të dhënat e përdoruesve ishin të mbrojtura, siç kërkohet nga ligji i Bashkimit Evropian.

“Transferimi i të dhënave të përdoruesve nga DeepSeek në Kinë është i paligjshëm”, tha Kamp, duke shtuar se “autoritetet kineze kanë të drejta të gjera qasje në të dhënat personale brenda sferës së ndikimit të kompanive kineze”.

“Për më tepër, përdoruesit e DeepSeek në Kinë nuk kanë të drejtat e zbatueshme dhe mjetet juridike efektive të garantuara në Bashkimin Evropian”, tha Kamp.

Ajo shtoi se Apple dhe Google tani duhet ta shqyrtojnë raportin dhe të vendosin nëse do ta heqin aplikacionin. /Telegrafi/

Read Previous

Tunë Lasku, 96 vjeç, drejton makinën dhe asnjëherë nuk është aksidentuar

Read Next

Senati amerikan refuzon propozimin për të kufizuar kompetencat e Trumpit për luftë