Qeveria ndan 4 milionë euro për policat e sigurimit të mërgimtarëve dhe mbi 625 mijë euro për arsimin në Luginë

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës e mbajtur të premten ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime.

Subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hollat për këtë vendim do të merren nga nënprogrami i pakos për ringjallje ekonomike.

Gjatë mbledhjes, ekzekutivi gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 625 mijë e 400 eurove për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Muratit ato të të ndahen në formë të bursave për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar. /Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëri | INSTAT: Numri i aksidenteve shënoi rënie me 15,5% në 5-mujorin e parë

Read Next

Betohen 350 rekrutë të rinj të FSK-së