Sot për nxënësit e klasës së 9-të do të mbahet Testi i Arritshmërisë i cili do të fillojë në ora 10:00.
Nxënësit do të testohen në nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji.
Ky test është një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm dhe shërben si bazë për orientimin e mëtejmë arsimor të nxënësve në shkollat e mesme./Indeksonline/