Certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit  të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00  dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”  në këtë qytet.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Read Previous

Sot përpjekja e 38-të për konstituim

Read Next

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?