Manchester City dhe Juventusi do të përballen sonte në një ndeshje tejet të pritur në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube FIFA, me vendin e parë në Grupin G që është ende në lojë.
Të dyja skuadrat i kanë siguruar tashmë biletat për raundin e 16-të, por kjo përballje do të përcaktojë se cila prej tyre do të kalojë si kryesuese, një avantazh i mundshëm për shortin e mëtejshëm në turne, përcjellë KosovaPress.
Manchester City ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij kompeticioni, duke shënuar tetë gola në dy ndeshjet e para dhe pa pësuar asnjë. Trajneri Pep Guardiola ka shprehur ambicien për të fituar këtë trofe.
Në anën tjetër, Juventusi ka befasuar me paraqitjet e tij bindëse me një fitore të thellë 5-0 ndaj Al-Ain në ndeshjen hapëse, ndërsa më pas mposhti edhe kampionët afrikanë të Ëydad Casablanca me rezultatin 4-1. Aktualisht, bardhezinjtë kryesojnë grupin falë golavarazhit më të mirë, duke shënuar në total 9 gola, një më shumë se City.
Me vendin e parë në grup që sjell një kundërshtar më të lehtë në fazën tjetër, të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira. /KosovaPress/