Vijon beteja me zjarret në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e radhës sa i takon situatës me zjarret në vend, ku tetë vatra janë shfaqur në 24 orët e fundit.

Në bazë të njoftimit zyrtar nga Mbrojtja, ato janë izoluar të gjitha.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese.

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministri iranian i Mbrojtjes niset për në Kinë

Read Next

“Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet”