Edhe pse oqeani mbulon afërsisht 71% të sipërfaqes së Tokës, më shumë se 80% e atij oqeani ende nuk është eksploruar apo edhe parë nga njerëzit.
Pra, nuk është për t’u habitur që disa formacione tokësore të humbura kalojnë pa u vënë re – si një ishull krejt i ri në pjesën veriore të Detit Kaspik, i zbuluar së fundmi.
Ishulli aktualisht pa emër ndodhet 30 kilometra në jugperëndim të ishullit Maly Zhemchuzhny, Rusi.
Siç raportohet, ishulli fillimisht u identifikua në nëntor të vitit 2024 nëpërmjet imazheve të kapura nga hapësira.
Megjithëse, nuk ishte provë mjaftueshëm bindëse për disa studiues, shkruajnë mediat e huaja.
Që atëherë, studiues të shumtë kanë bërë ekspedita në pjesën pjesën veriore të ishullit dhe kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e tij.
Megjithatë, studiuesit nuk ishin në gjendje të zbarkonin për shkak të ujërave të cekëta dhe kushteve të këqija të motit.
Dhe kjo nuk është hera e parë që zona ka parë ujëra të cekëta – nivelet e ujit të Detit Kaspik ranë gjatë viteve 1930, 1970 dhe 2010.
Sa i përket të ardhmes së ishullit, ekspedita e ardhshme është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2025.
Pasi studiuesit të hetojnë ishullin dhe të identifikojnë çdo tipar dallues, do të vendoset për një emër. /Telegrafi/