PDK-ja do t’i kërkojë Themelores pezullimin e vendimit për dalje në treg të lirë të rrymës për biznese

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se të martën partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për energji (ZRRE) për daljen në treg të hapur të energjisë të bizneseve me mbi 50 punëtorë ose me mbi 10 milionë euro qarkullim në vit. 

“Nesër do të procedojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës në mënyrë që ky vendim të pezullohet dhe që këto kompani të furnizohen me energji elektrike sic kanë bërë para daljes së treg të hapur”, është shprehur Tahiri, pas dështimit të konsituimit të Kuvendit të hënën. 

Për bllokimin në Kuvend ai ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese. 

Read Previous

Si funksionon B-2, bombarduesi miliardësh që goditi objektivat bërthamore të Iranit

Read Next

Rrëfimi emocional i Pogba – Nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij