Sulmet në Iran, OKB bën thirrje për armëpushim

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka bërë thirrje për një armëpushim në Iran, në mënyrë që të lejojë inspektimet e IAEA-s në centralet bërthamore të Iranit.

Në një deklaratë drejtuar bordit të guvernatorëve të IAEA-s në Vjenë, ai tha “Vërtetimi i fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimeve të IAEA-s.”

Më tej ai shtoi se “Duhet të ketë një ndërprerje të armiqësive që të mbizotërojnë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në vendet për të vlerësuar situatën.”

Top Channel

Read Previous

Haradinaj: Gjendja s’është e mirë, Kosova po ndëshkohet

Read Next

Rikthehet në operim njësia A5 e TC Kosova A