Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.
Ushtria izraelite u dha udhëzime banorëve të strehohen në hapësira të mbrojtura.
Bëhet e ditur se krisma të forta u dëgjuan nga raketat që fluturonin mbi Jerusalem, shkruan skynews.
Media izraelite raportuan se një raketë goditi zonën e Lachish, në jug të Jerusalemit.
Raportet thonë se afërsisht 15 raketa iraniane u lëshuan në valën e fundit të sulmeve.
Sipas vlerësimeve paraprake, sulmi zgjati pothuajse 40 minuta, duke e bërë atë një nga sulmet më të gjata raketore iraniane që nga fillimi i luftës.
Deri më tani nuk ka të lënduar të raportuar, por janë regjistruar sulme të shumta në vende të ndryshme. /Telegrafi/