Iranianët thërrasin takim urgjent me Putinin pas bombardimeve amerikane

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, njoftoi se do të udhëtojë të dielën drejt Moskës për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, i cili pritet të zhvillohet të hënën, shkruan Gazeta Sinjali.

Araghchi akuzoi SHBA-në për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke kaluar një “vijë të kuqe shumë të madhe”. Ai tha se SHBA “kuptojnë vetëm gjuhën e kërcënimit dhe forcës”.

Ndërkohë, Kremlini bëri të ditur se nuk ka plane për biseda mes Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump pas sulmeve.

Gjatë vizitës në Turqi, Araghchi theksoi se Irani mban të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare dhe se forcat e armatosura janë në gjendje të plotë gatishmërie.

“Prisni përgjigjen tonë më parë. Kur të përfundojë agresioni, atëherë mund të vendosim,” deklaroi ministri iranian.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent

Read Next

Adobe lançon aplikacion falas për iPhone